4 Klikime për te bileta.
Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë
MbyllSopranoja Anna Netrebko debuton për herë të parë në rolin e saj si Aida, me mezzo sopranen Anita Rachvelishvili, si rivalen e saj Amneris. Aleksandrs Antonenko është luftëtari Radamès dhe Nicola Luisotti mban meritat e këtij prodhimi në Met Opera.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Në veprën "Samson & Delilah" të Saint-Saëns performojnë Elīna Garanča dhe Roberto Alagna në rolet kryesore; çifti i aktorëve u pa për herë të fundit në transmetimin direkt të veprës "Carmen" nga Bizet. Laurent Naouri performon në rolin e kryepriftit, së bashku me Elchin Azizov si mbreti Abimelech dhe Dmitry Belosselskiy si çifuti i vjetër. Dirigjent Sir Mark Elder.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Sopranoja Eva-Maria Westbroek performon si heorina në veprën romantike të Perëndimit të Egër nga Puccini. Së bashku me të performon tenori Jonas Kaufmann në rolin e të jashtëligjshmit Dick Johnson. Baritoni Željko Lučić është sherifi vigjilent Jack Rance. Dirigjon Marco Armiliato.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Vepra operistike "Marnie" nga Nico Muhly, bazuar në novelën e Winston Graham, e cila ka frymëzuar dhe trillerin e Alfred Hitchock, këtë sezon do të ketë premierën e saj në Metropolian Opera. Isabel Leonard performon në rolin kryesor, përkrah Christopher Maltman si bashkëshorti i saj shantazhues Mark Rutland, Iestyn Davies si vëllai i tij Terry, Janis Kelly si Znj. Rutland dhe e mirënjohura gjysëm-sopranoja Denyce Graves si e ëma e Marnie. Dirigjent Robert Spano. "Marnie" është një bashkë-prodhim me Operan Kombëtare Angleze, ku pati dhe premierën në vitin 2017.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Regjisori muzikor i MET, Yannick Nézet-Séguin dirigjon tragjedinë e pavdekshme të Verdit, "La Traviata". Me regji të Michael Mayer, Diana Damrau performon si heroina e dënuar Violetta, përballë Juan Diego Flórez si i dashurin e saj Alfredo dhe Quinn Kelsey si babai mbrojtës i Alfredos, Giorgio Germont.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Për herë të parë në MET, Anna Netrebko vjen në rolin kryesor si Adriana Lecouvreur, aktorja e madhe e shekullit të 18-të e dashuruar me heroin ushtarak Maurizio, të performuar nga Piotr Beczala. Gianandrea Noseda dirigjon tragjedinë e Cilea, me regji të Sir David McVicar. Pjesë e kastës janë gjithashtu Anita Rachvelishvili si princesha e Bouillon, rivale e Adrianës për ndjenjat e Maurizios; Ambrogio Maestri si miku besnik i Adrianës, Michonnet; dhe Carlo Bosi si mashtruesi Abbé.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Clémentine Margaine është aktorja joshëse në këtë vepër, përballë Roberto Alagna, i cili magjepsi publikun si Don José në vitin 2010. Louis Langrée dirigjon veprën e Sir Richard Eyre, një prej të preferuarave në repertorin e MET.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Pretty Yende dhe Javier Camarena bashkohen për të dhënë një super performanëme zërat e tyre në skenën e MET. Maurizio Muraro është rreshteri Sulplice, bashkë me Stephanie Blythe si markezja e huaj e Berkenfield. Dirigjon Enrique Mazzola.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Në veprën operistike Die Walküre nga Wagner, sopranoja Christine Goerke vjen në rolin e perëndeshës luftëtare Brünnhilde. Takimi i saj me binjakët Siegmund dhe Sieglinde, të kënduar nga Stuart Skelton dhe Eva-Maria Westbroek e çon në një udhëtim nga Valhalla drejt njerëzimit tokësor. Dirigjon Philippe Jordan.
Programi do të bëhet publik së shpejti
Drejtori muzikor i MET, Yannick Nézet-Séguin drejton ansamblin në kryeveprën moderne të besimit dhe therorisë, nga Francis Poulenc. Isabel Leonard është e reja Blanche de La Force, përballë legjendës së MET, Karita Mattila.
Programi do të bëhet publik së shpejti